Rukiqi llogarit pagat “pas rritjes” prej 6.8 euro duke e përfshirë edhe inflacionin: Kjo është varfërim
Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagën Minimale, tatimi në pagë është ulur për 6.8 euro. Për këtë ka reaguar Berat Rukiqi nga LDK.
Ai ka thënë se më këtë rritje nuk përfiton asgjë kategoria e pagës minimale, pra pagat deri në 250 euro dhe asnjë kategori e pagave.
Postimi i plotë:
26% rritje e çmimeve. 6.8 rritje e pagës. Si reflektohet kjo në pagat reale?
Pse nuk përfiton asgjë me këte rritje page kategoria e pagës minimale, përkatësisht pagat deri në 250 euro dhe asnjë kategori e pagave. Ja një kalkulim i thjeshtë.
Për të llogaritur pagën e re efektive duke marrë parasysh rritjen e pagës dhe normën e inflacionit, ndiqni këto hapa:
1. Paga Fillestare: 250€
2. Rritja e Pagës: 6.8€
3. Paga e Re pa rritje çmimesh: 250 + 6.8 = 256.8€
Kur e përfshijmë rritjen e çmimeve, rreth 26.5%, gjatë tri viteve të kësaj qeveri
4. Norma e Inflacionit: 26.5%
5. Përfshrja e inflacionit në pagë: 256.8 – 26.5% = 265.8-68.05
6. Paga Reale Pas Inflacionit: 265.8-68.05 = 188.75€
Pra, pas rritjes së pagës dhe me përfshirje të inflacionit, paga efektive për këtë kategori do të jetë 188.75€.
Kjo nuk është rritje, kjo është varfërim
Kaq për rezultatet e kësaj qeverisje.