Rukiqi: Mbi 26 mijë qytetarë i janë shtuar listës së qytetarëve të varfër në qeverisjen Kurti

06 dhjetor 2023 | 12:35

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Kurti për të ndarë 5 milionë euro në përkrahje të qytetarëve në nevojë për blerjen e druve për ngrohje gjatë dimrit.

Ai ka shkruar në “Facebook” se mbi 26 mijë qytetarë i janë shtuar listës së qytetarëve të varfër në qeverisjen Kurti.

“Kryemashtruesi nën presion nga skandalet, me dështime në çdo fushë që i prek qytetarët e vendit dhe nën sanksione, i kthehet edhe njëherë kartës së popullizmit. E ka shndërruar qeverisjen në nivelin e një organizatë që shpërndan ndihma. Duhet të ia rikujtojmë prapë, që me ndihma nuk ka zhvillim e as punësim. Mbi 26,000, është numri i qytetarëve që i janë shtuar listës të të varfërve në dy vite të qeverisjes të Lëvizjes Vetëvendosje. Qytetarët nuk kanë nevojë për lëmoshë. Kanë nevojë për vende pune, si dhe jetë të përballueshme dhe të dinjitetshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Pritje madhështore, nderim i madh dhe respekt absolut…