Rukiqi me mesazh për subjektet politike

22 korrik 2019 | 15:33

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka rekomanduar disa këshilla për spektrin politik, e që sipas tij, nuk do të duhej të përdoreshin për gara politike në ciklin zgjedhor në ardhje.

“Çka pret minimalisht sektori privat nga gara politike në ciklin zgjedhor në ardhje: të mos garohet me premtime për rritje pagash në sektorin publik; të mos garohet me premtime për rritje të skemave sociale; të mos garohet me premtime për krijim të mijëra vendeve të punës, pa ndonjë plan serioz; të mos garohet me premtime për t’i shpallur si kriminale shumë ndërmarrje private në Kosovë; të mos garohet me premtime për rritje taksash; të mos garohet me premtime për projekte që nuk kanë asnjë fizibilitet dhe që kushtojnë sa gjysma e buxhetit të vendit”, ka shkruar Rukiqi në profilin e vet në “Facebook”.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në…