Rukiqi: Ndërhyrjet me polici në një ndërmarrje private janë të papranueshme

03 shkurt 2022 | 13:24

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se nderhyrja me polici, në një ndermarrje private, për më shume në një kompani që është investim i huaj, tregon shumë për klimën e investimeve në vendin tonë.

Në një postim në “Facebook”, ai ka thëne se ndermarrja në fjalë dhe investitorët duhet ta kenë mundësinë e mbrojtjës së investimit dhe pronës ku kanë investuar.

Sipas tij, nderhyrjet arbitrare me polici janë të papranueshme dhe mund të sherbejne si presedan, jashtezakonisht negativ, për të ardhmen.

“Keto veprime duhet te ndalen”, ka shkruar Rukiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë për të hënën në orën…