Rukiqi pas masave lehtësuese të COVID-19: Ftoj punëtorët të kthehen me energji të reja

30 prill 2020 | 20:47

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë të ditur se ekonomia e vendit po shkon drejt hapjes graduale, pasi pothuajse gjithçka ishte pasivizuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

Rukiqi theksoi se deri në javën e parë të qershorit, ekonomia do të hapet ndërsa tha se suksesi varet se sa do të respektohen masat e caktuara nga institucionet përkatëse shëndetësore.

“Prej 4 maj deri në javën e parë të qershorit, ekonomia do të hapet në 3 faza. Fillon me pjesën dërrmuese të tregtisë me pakicë, ndërtimtarinë dhe përfundon në fazën e tretë, nga data 2 qershor me gastronominë. Është një plan optimal, por me kushte. Çdo dështim në respektimin e masave mbrojtëse dhe distancës sociale, na kthen mbrapa dhe na vonon ditën 0 të startimit të rimëkëmbjes ekonomike”, shkruan Rukiqi në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardian Syla, i cli mbante pozitën e kryesuesi të  bordit…