Rukiqi pas rritjes së pagave: Kjo s’i kompenson shpenzimet nga rritja e çmimeve

29 tetor 2024 | 14:26

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka njoftuar për rritje të pagave.

Rukiqi ka shkruar në “Facebook”, se kjo është “hajgare me dinjitetin e shërbyesve publik”.

“Hajgare me dinjitetin e shërbyesve publik. 55 euro rritje në janar 2025, 110 euro rritje në korrik 2025. Në përqindje, vetëm 9.65 për qind rritje në janar 2025, ndërsa 19.30 për qind në korrik të vitit 2025”, ka shkruar ai.

Sipas Rukiqit, rritja e paralajmëruar e pagave nuk i kompenson shpenzimet e rritura nga rritja e çmimeve.

“Mos të harrojmë, që rritja e çmimeve në 3 vitet e fundit ka qenë 22.5%, pra rritja e paralajmëruar e pagave, nuk i kompenson as shpenzimet e rritura nga rritja e çmimeve. Me ndryshimin që po vjen, në ditën e parë të qeverisjes, me Lumirin Kryeministër, koeficienti bëhet 150”, ka shkruar Rukiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se…