Rukiqi për fotografinë e Kurtit me Ridvan Muharremin: Flet shumë për involvimin e pushtetit në aferën me rezerva shtetërore
Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka komentuar fotografinë e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me të arrestuarin Ridvan Muharremin, të dyshuarin për keqpërdorim me rezerva shtetërore.
Rukiqi tha se fotografia flet shumë për nervozen e kryeministrit.
“Flet shumë për involvimin e nivelit të lartë të pushtetit, në aferen me rezerva shtetërore”, tha Rukiqi.
Kujtojmë se dje, Rukiqi bashkë me dy zyrtarë të MINT-it janë arrestuar pasi dyshohen se kanë keqpërdorur rezervat shtetërore.
Ridvan Muharremit, pronarit i furrës/restaurantit “Bukë e zemër” sot iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Atij i është publikuar një fotografi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lokalin e tij, ku edhe u prangos dje.
Muharremi po akuzohet për keqpërdorime në rezervat e shtetit.