Rukiqi: Përveç rritjes së çmimit të rrymës, në vitin 2026 qytetarëve do t’iu faturohen edhe 90 milionët e importit janar-mars 2025

11 prill 2025 | 12:36

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të ZRrE-së ku janë miratuar propozimet për rritjen e të hyrave maksimale të lejuara, e qe sipas raportimeve, kjo përkthehet në rritje të çmimit të energjisë elektrike deri në 16 për qind.

Rukiqi ka thënë se lajm më i keq se shtrenjtimi i rrymës, është fakti se në periudhën janar-mars të këtij viti janë importuar 90 milionë euro energji elektrike, dhe se për këtë shumë do të faturohen qytetarët në prillin e vitit 2026.

Ai ka thënë se kjo situatë vjen si rezultat i keqmenaxhimit të KEK-ut.

“Kjo paaftësi duhet të ndalet. Mafia energjetike duhet të ndalet. Energjia dhe çmimi i saj po shndërrohen në emergjencë kombëtare. Rritje të tilla në baza vjetore, janë të përballueshme. Recetë e sigurt për varfëri të qytetarëve dhe falimentim të bizneseve”, ka shkruar Rukiqi në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Ka edhe një lajm më të keq, se sa lajmi për rritjen 15% të çmimit të energjisë elektrike

– 90 milionë euro energji elektrike, janë importuar, vetëm në periudhën janar – mars të këtij viti;

– Këto 90 milionë euro, import jashtë planit, do të na faturohen si rritje e rradhës në Prillin e vitit 2026;

– Ky import, i paplanifikuar vjen si pasojë e keqmenaxhimit në KEK, perkatësisht si pasojë e mos prodhimit të energjisë elektrike (rënies të blloqeve të Termocentralit Kosova B dhe qëndrimit të gjatë jashtë funksionit, me remonte jashtë të gjitha afateve);

– Kjo paaftësi duhet të ndalet. Mafia energjetike duhet të ndalet. Energjia dhe çmimi i saj po shndërrohen në emergjencë kombëtare. Rritje të tilla në baza vjetore, janë të përballueshme. Recetë e sigurt për varfëri të qytetarëve dhe falimentim të bizneseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Avni Dehari, gjatë regjistrimit si…