Rukiqi: Rritja e pagave në prag të zgjedhjeve, blerje e votave me paratë e taksapaguesve
05 korrik 2024
| 12:28
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka vlerësuar se nëse ngritët vlera e koeficientit në fund të mandatit të Qeverisë “Kurti”, është vendim për blerjen e votave me paratë e taksapaguesve.
Rukiqi ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se s’ka punuar asgjë për mirëqenien e qytetarëve.
“Çdo gjë që lidhet me rritjen e pagave bëhet me rishikim të buxhetit është një procedurë që duhet të kalojë. Këto vendime janë politike dhe të blihen votat me paratë e taksapaguesve. Qeveria s’ka punuar asgjë veç ka ndikuar në përkeqësimin e mirëqenies së qytetarëve, vendim i pamatur dhe i vonshëm e për qëllime elektorale”, ka thënë Rukiqi.