Rukiqi takohet me një delegacion nga Tajvani, temë diskutimi bashkëpunimi ekonomik

18 nëntor 2020 | 15:12

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është takuar të mërkurën me një delegacion nga Tajvani, me të cilët ka diskutuar rreth çështjeve ekonomike, raporton “Epoka e re”.

Rukiqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se u pajtuan me delegacionin e Tajvanit për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Me delegacionin nga Tajvani u dakorduam për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik. Shumë kompani nga Azia janë në kërkim të lokacioneve të reja për investime, sidomos në vende të cilat kanë kosto me të favorshme të fuqisë punëtore, përfshirë edhe Kosovën”, ka shkruar Rukiqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…