Rukiqi: Të bëhet një linjë e veçantë e pakos emergjente për mediat

27 mars 2020 | 20:05

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka dalë në përkrahje të medieve.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se mediat në asnjë moment nuk e kanë ndalë punën në informimin e drejt të publikut, vetëdijesimin për kujdes dhe ruajtje të shëndetit, por edhe përkrahje të kauzës të drejtë për ruajtje të vendeve të punës.

“Paradoksalisht, për shkak të reduktimeve drastike të të hyrave nga marketingu, shumë gazetarë rrezikojnë të mbesin pa paga, prandaj është e domosdoshme një linje e veçantë e pakos emergjente e dizajnuar për mediat (njëjte si për sportin)”, ka shkruar Rukiqi.

Postimi i plotë i tij: 

Në përkrahje të mediave

Të gjithë sektorët e ekonomisë janë prek indirekt dhe direkt nga pasojat e kufizimit dhe ndaljes të aktivitetit për shkak të masave për parandalimin e përhapjes të pandemisë. Mediat mediat në asnjë moment nuk e kanë ndalë punën në informimin e drejt të publikut, vetëdijesimin për kujdes dhe ruajtje të shëndetit, por edhe përkrahje të kauzës të drejtë për ruajtje të vendeve të punës. Paradoksalisht, për shkak të reduktimeve drastike të të hyrave nga marketingu, shumë gazetarë rrezikojnë të mbesin pa paga, prandaj është e domosdoshme një linje e veçantë e pakos emergjente e dizajnuar për mediat (njëjte si për sportin)
I falënderojmë të gjithë mediumet për përkrahje të sektorit privat

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Valbon Krasniqi thotë se në Klinikën Infektive janë të…