Rukiqi thirrje të mbushen raftet e zbrazëta
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se nuk ka nevojë për panik dhe rritje çmimesh, meqenëse ka sasi të mjaftueshme të miellit.
Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, Rukiqi ka thënë se për të parandaluar çdo mundësi të çrregullimeve në treg, Ministria e Ekonomisë duhet të bëjë verifikim urgjent të rezervave shtetërore dhe të përgatisë veprime konkrete për aktivizim të rezervës shtetërore.
Ai u ka bërë thirrje shitësve që t’i mbushin raftet sa më shpejt, meqenëse raftet e zbrazëta krijojnë panik.
Postimi i Rukiqit:
Me rëndësi
– Nga informacionet, prej të gjithë furnizuesve kryesor: Ka sasi të mjaftueshme te miellit, pra nuk ka as arsye për panikë, as për rritje çmimesh;
– Për të parandaluar çdo mundësi të çrregullimeve ne treg, Ministria e Ekonomisë, duhet te bej verifikim urgjent të rezervave shtetërore dhe te pergadisë veprime konkrete, për aktivizim të rezervës shtetërore;
– Kërkesë për shitësit me pakicë: Raftat e zbrazet krijojnë panikë. Bëni te gjitha përpjekjet qeëraftat të mbushen në kohë sa me të shpejte, pasi qe në treg ka produkte te mjaftueshme, për të gjitha kategoritë