Rukiqi thotë se rryma u shtrenjtua për të paguar importet e ndërmjetësuara nga Martin Berishaj
23 mars 2023
| 23:50
Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e faturave të rrymës rreth 15 për qind.
Përmes një statusi në “Facebook”, Rukiqi tha se ky shtrenjtim është bërë për ta paguar importin e ndërmjetësuar nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
“Edhe 15% më pak në xhepat tonë, për të paguar mes tjerash edhe importet e energjisë të ndërmjetësuara nga Martin Berishaj”, ka shkruar Rukiqi.