Rukiqi: Vetëm 35 për qind e bizneseve presin ta rrisin numrin e punëtorëve

14 tetor 2020 | 11:47

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka vlerësuar të pakënaqshme gjendjen e bizneseve të cilat janë goditur nga pandemia.

Ai ka thënë janë vetëm 35 për qind e bizneseve që presin të rrisnin numrin e punëtorëve.

“Tremujori i dytë i këtij viti tregon për një gjendje të pakënaqshme të biznese që nga paslufta. Rreth 80 për qind e bizneseve e kanë vlerësuar gjendjen e tyre të pakënaqshme. Nëse e krahasojmë me tremujorin e parë të këtij viti është një pakënaqësi 47 për qind më e lartë”, ka thënë Rukiqi.

Ai ka theksuar se ky është bilanci më negativ pasi që shumica e kompanive nuk presin të hapin vende të reja të punës.

“Pjesa më e madhe e kompanive në gjashtë muajt e ardhshëm presin që situata biznesore të përkeqësohet. Për indikatorin e konfidencës është tremujori më negativ, sepse ka rënie shqetësuese”, ka thënë Rukiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë, pas një vizite…