Rukiqi viziton ‘ABI Progres-in’: Fuqizimi i prodhimit vendor, shtylla kryesore e rimëkëmbjes së ekonomisë

19 gusht 2020 | 12:14

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka vizituar të mërkurën kompaninë ‘ABI Progres’, për të parë nga afër aktivitetin e grumbullimit të produkteve sezonale nga fermerët dhe bujqit.

Kompania ‘ABI Progres’, pavarësisht grumbullimit të stoqeve dhe vështirësive në plasimin e produkteve finale, për shkak të rënies së kërkesës në tregje, si pasojë e pandemisë Covid-19, edhe këtë vit ka vendosur të grumbullojë, pa asnjë kufizim të gjitha produktet e kultivuara nga fermerët dhe bujqit e vendit tonë, në mënyrë që t’i ndihmohet kategorive me të rëndësishme për mirëqenien e familjeve tona.

Rukiqi ka thënë se përkrahja për fermerët dhe bujqit nga kompanitë tona vendore nga kompania ‘ABI Progres’ dhe pronari i saj Irfan Fusha, është shembulli më i mirë i promovimit të zinxhirit të zhvillimit dhe promovimit të produkteve vendore, por sipas tij, ky zinxhir mund të bëhet i qëndrueshëm dhe shtyllë e zhvillimit të vendit vetëm me përkrahje efikase dhe mirë të dizajnuar përmes politikave publike dhe përkrahjes financiare adekuate nga buxheti i vendit.

Ai ka thënë se fuqizimi i kompanive vendore dhe promovimit të produkteve vendore duhet të jetë shtylla kryesore e programit të rimëkëmbjes ekonomike.

Rukiqi do të vazhdojë vizitat edhe në kompani të tjera për të ngritur vëmendjen për nevojën e përkrahjes së fuqishme institucionale për rimëkëmbjen ekonomike

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) përkrah kampanjën e FIBA…