Rumani-Holandë, formacionet zyrtare
Nuk janë mes favoritëve absolut, por janë padyshim në listën e pretendentëve për të fituar Euro 2024.
Pas përfundimit të fazës së grupeve, “Tulipanët” e Holandes do të zbresin pasditen e kësaj të marte, në fushën e “Allianz Arena”, të Mynihut, për të sfiduar përfaqësuesen e Rumanisë, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit.
Sa i përket formacioneve tekniku rumun, Edward Iordanescu i ka rreshtuar të tijët, me formulën e zakonshme, 4-1-4-1, ku në portë është pozicionuar Nita. Në krahët e mbrojtjes janë Ratiu e Mogos, me qendrën që mbulohet nga Dragusin e Burca. Para vijës së fundit është vendosur Marin, ndërsa në krahët e mesfushës pozicionohen Hagi e Coman. Marin e Stanciu rrinë në qendër, ndërsa në sulm i vetëm qëndron Dragus.
Në krahun tjetër, strategu Ronaldo Koeman ka vendosur të përdorë formacionin 4-3-3, për “Tulipanët” e tij, ku në portë është si zakonisht Verbruggen. Në krahët e mbrojtjs janë Ake e Dumfries, me qendrën që mbulohet nga Van Dijk e Stephan De Vrij. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Reijnders-Xavi Simons-Schouten, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Cody Gakpo, Bergwijn e Memphis Depay.