Rumani: Protestë e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve
Qindra gjyqtarë dhe prokurorë kanë protestuar sot në gjithë Rumaninë kundër ndryshimeve të planifikuara në sistemin juridik, për të cilat ata thonë se do ta dëmtojnë ndjekjen penale dhe do ta rrezikojnë sigurinë publike.
Pos në kreqytetin Bukuresht, protesta janë mbajtur edhe në qytetet Kluj, Galati, Brashovë dhe Konstancë.
Këto protesta u bënë një ditë pasi mijëra rumunë në gjithë vendin demonstruan nëpër mot tjetet të ftohtë kundër Partisë Social Demokrate dhe nismës së tyre për reformimin e legjislacionit për sistemin e drejtësisë.
Ndryshimet e propozuara nga shumica parlamentare e majtë përfshijnë ndalimin e deklaratave publike për hetimet dhe proceset gjyqësore dhe lejimin e të dyshuarve për të qenë të pranishëm kur dëshmitarët i japin deklaratat e tyre.