Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtare me të drejta të plota të zonës Shengen
01 janar 2025
| 13:28
Rumania dhe Bullgaria iu bashkuan zyrtarisht sot zonës Shengen, pas 13 vitesh pritje.
Anëtare të BE-së që nga viti 2007, ato kishin kërkuar prej kohësh anëtarësimin në Shengen dhe i kishin përmbushur kërkesat teknike për anëtarësim të zonës së Shengenit që në vitin 2011.
Zgjerimi u bë i mundur pasi Austria dhe vende të tjera anëtare hoqën dorë nga vetoja bllokuese.
Zona Shengen përfshin tashmë 29 vende, qoftë shtetet anëtarë të BE-së por dhe ato jo-BE, si Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, duke lehtësuar udhëtimin pa kontrolle kufitare.