Rumania ende nuk e di se a do të luaj ndaj Kosovës
Rumania është në siklet pasi shorti i kualifikimeve të Kampionatit Evropian e vendosi në një grup me Kosovën.
Rumunët nuk janë të sigurt nëse do të paraqiten në fushën e blertë me Kosovën, shtet të cilin nuk e njeh. Ata do të konsultohen me instancat më të larta, respektivisht me qeverinë e këtij shteti lidhur me këtë ndeshje.
“Duke e marrë parasysh faktin se Rumania dhe Kosova përfunduan në të njëjtin grup në shortin e paraparë për Euro 2024, ngjarje kjo e zhvilluar dje, më 9 tetor, dhe duke marrë parasysh situatën gjeopolitike, Federata Rumune e Futbollit do të dialogojë me Qeverinë e Rumanisë, nga e cila do t’i mësojë kushtet e ndeshjeve në të cilat përfaqësuesja jonë do të takohet me Kosovën në Grupin I”, thuhet në përgjigjen e Federatës Rumune të Futbollit për “gsp.ro”.