Rummenigge flet për Flickun dhe Wengerin
10 nëntor 2019
| 15:38
Shefi ekzekutiv i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, ka konfirmuar se tani për tani, Hansi Flick do të vazhdojë të jetë i ulur në stolin e klubit gjerman.
Bayerni bëri një tjetër paraqitje pozitive nën urdhëratë e Flick, duke e mposhtur 4-0 Dortmundin në “Allianz Arena”.
“Do të punojmë me Hansi Flickun deri në vendimin e radhës. Kam respekt për Arsene Wengerin. Do ta thërrasim dhe do t’i sqarojmë gjërat. Nuk dua kurrfarë stresi me të”, ka thënë Rummenigge.