Rummenigge: Flick mund të qëndrojë në Bayern
26 prill 2021
| 11:28
Karl-Heinz Rummenigge ka lënë të kuptohet se Hansi Flick mund të qëndrojë në Bayern Munchen, me të gjitha palët e vendosura të ulen për një takim në të ardhmen e afërt.
“Ne kemi rënë dakord që do të ulemi pas ndeshjes në Mainz”, ka thënë fillimisht drejtori i Bayernit për gazetën “BILD”.
“Nëse do ta plotësojmë kërkesën e Hansit, të gjitha palët duhet të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje me të cilën Bayerni është gjithashtu i kënaqur”, ka shtuar Rummenigge.