Rummenigge: Guardiola dëshironte ta vendoste Neuerin në mesfushë
Pep Guardiola ishte i etur për ta vendosur portierin Manuel Neuer në lojë si mesfushor, gjatë kohës së tij në Bayern Munich, dhe një eksperiment i tillë ishte diskutuar menjëherë pasi klubi e kishte fituar titullin në Bundesligë, ka zbuluar Karl-Heinz Rummenigge.
Guardiola, tani trajneri i Manchester City në Premierligë, i kaloi tri vjet në Allianz Arena, nga 2013 deri më 2016. Ai korri sukses të madh, përfshirë titullin e ligës tri herë, dhe gjithmonë kishte kërkuar t’i shtynte lojtarët e vet të bënin gjëra më të mëdha dhe më të mira.
Gjatë karrierës së tij të shquar si trajner, Guardiola është bërë i famshëm për gatishmërinë e tij për të bërë eksperimente dhe për të provuar diçka ndryshe. Në Bayern, ai kishte menduar diçka të jashtëzakonshme, ta vendoste portierin gjerman, fitues të Kupës së Botës, në rolin e mesfushorit.
Ai nuk ishte lejuar ta bënte një gjë të tillë, megjithatë, pasi klubi kishte vendosur që Neuer duhej ta mbante pozitën e vet natyrale mes shtyllave të portës.
Shefi ekzekutiv i Bayernit, Rummenigge ka thënë: Manuel e shpiku artin e të qenet futbollist si portier dhe bëri revolucion në këtë pozitë”.
“Ende e mbaj në mend sesi Pep Guardiola, pasi e fituam kampionatin, erdhi me një ide serioze për ta vendosur atë ën rolin e mesfushorit në një ndeshje”, zbuloi ai. Rummenigge e pranoi se e kishte pasur të vështirë ta binte Guardiolën të hiqte dorë nga kjo ide, por kishte këmbëngulur sepse e shihte si diçka tepër arrogante.