
Rummenigge: Leverkuseni llogaritet si favorit, por Bayerni kualifikohet tutje
27 shkurt 2025
| 14:03
Legjenda e Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge ka folur për ndeshjen e Bayernit ndaj Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve. Ai ka thënë se Leverkuseni llogaritet si favorit, por do të jetë skuadra “bavareze” ajo që do të kualifikohet tutje.
“E dini se përse jam optimist në këto dy ndeshje? Të gjithë konsiderojnë Leverkusenin si favorite. Unë i njoh mirë lojtarët tanë dhe e di se sa të bezdisur janë nga ky fakt. Ata janë edhe më të motivuar për tu përballur me vështirësitë, por mendoj se do të kalojmë për më tej. Në javët në vazhdim na presin takime mjaft delikate, por jam i qetë pasi në fund të sezonit pres të festojmë tituj”, ka thënë Rummenige.