Rummenigge tregon ëndrrën e tij dhe lidhjen e veçantë me Interin

16 gusht 2020 | 12:29

Si Presidenti i Bayern Munich dhe si ish futbollist i Interit Rummenigge tregon se ëndrra e tij është që Bayern të fitoj Ligën e Kampioneve dhe Interi Ligën e Europës .

“E kam parë që Interi po luan shumë mirë në Ligën e Evropës dhe me meritë mposhti Bayer Leverkusenin në çerekfinale”, tha Rummenigge duke shtuar më tej:

“Interi më pëlqen vërtet shumë, më rëndësi nuk është vetëm të blesh yje, por të luash futboll të mirë. Do të ishte ëndërr për mua nëse Bayerni e fiton Ligën e Kampionëve e Interi Ligën e Evropës”.

Kujtojmë që Bayerni do të përballet me Lyonin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi vetëm pak ditë më parë e turpëroi Barcelonën duke e shkatërruar 8:2 në çerekfinale.

Edhe Interi gjithashtu është në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës dhe do të përballet me Shakhtar Donetsk të hënën për një vend në finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prokuror nga Gjilani ka vdekur si pasojë e infektimit…