Rummenigge zbulon të ardhmen e trajnerit Flick
16 mars 2021
| 12:51
Trajneri aktual i Bayern Munchen, Hansi Flick po shihet si zëvendësues i Joachim Lowit në Kombëtaren e Gjermanisë.
Drejtori i Bayernit, Karl Heinz Rummenigge ka thënë se nuk do të ishte korrekte që Federata ta kontaktonte një trajner që ka kontratë deri në verën e vitit 2023.
“Vetëm nëse do ishim çmendur nëse do e linim Flick të shkonte. Ai është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e klubit. Unë mendoj se nuk do ishte korrekte nëse Federata e Gjermanisë do kontaktojë një trajner që ka kontratë më të gjatë se 30 qershori i këtij viti”, ka thënë Rummenigge.
/Epoka e re/