![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/s-22-600x360-1.jpg)
Rusët bombardojnë një maternitet, ka të vrarë
Sot është dita e 273-të e luftës në Ukrainë. Guvernatori rajonal i Zaporozhye, Oleksandr Starukh, njoftoi mëngjesin e sotëm në Telegram se një i porsalindur u vra në një sulm me raketa ruse në një maternitet në qytetin e Vilnyansk në rajonin e Zaporozhye, raporton Gazeta Express.
Strehimoret publike, të ashtuquajturat, do të hapen në të gjithë Ukrainën. Qendrat e pathyeshmërisë ku qytetarët më vulnerabël do të pajisen me energji elektrike, ngrohje, ujë, internet, lidhje celulare dhe ilaçe falas 24 orë në ditë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij me video drejtuar kombit mbrëmë.
“Nëse sulmet masive ruse përsëriten dhe bëhet e qartë se nuk do të ketë energji elektrike për orë të tëra, Qendrat e Pamposhtësisë do të hapin dyert për qytetarët”, tha Zelensky.