Rusët bombardojnë pallatin në Ukrainë, shkon në 24 numri i viktimave

11 korrik 2022 | 17:12

Numri it ë vdekurve nga sulmi rus me raketa në një pallat 5-katësh në Ukrainë ka shkuar në 24, sipas autoriteteve ukrainase.

Sulmi rus ka ndodhur në Chasiv Yar në Ukrainën lindore ditën e shtunë, 9 korrik.

Mediet vendase raportojnë se ekipet shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nën rrënoja për të mbijetuar, edhe pse shpresat për të gjetur banorë të gjallë nën gërmadha janë të pakta.

Deri më tani nëntë persona janë shpëtuar nga rrënojat e pallatit, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në Vushtrri, Policia ka…