Rusët duhet të garojnë si neutralë në Lojërat Paralimpike
02 mars 2022
| 13:30
Atletët paralimpikë nga Rusia dhe Bjellorusia duhet të garojnë si neutralë në Lojërat Paralimpike Dimërore, që do të mbahen në Pekin.
Në një deklaratë të Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik, është thënë se atletët – që tashmë kanë arritur në Kinë – do të garojnë me flamurin paralimpik.
“Ata nuk do të përfshihen në tabelën e medaljeve”, ka thënë Komiteti.
Në deklaratë është thënë se Komiteti ka marrë “veprimet më të ashpra” brenda parametrave që i lejohet. Lojërat Paralimpike hapen të premten, ndërsa garant nisin të shtunën.