![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/Screenshot_1-53-1130x635-1.png)
Rusët granatojnë një varkë që evakuonte qytetarët
11 qershor 2023
| 21:53
Tre civilë u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën kur forcat ruse granatuan një varkë që evakuuonte qytetarët pas përmbytjeve në jug të Ukrainës.
Olexandr Prokudin, guvernator i rajonit Kherson të Ukrainës jugore, shkroi në Telegram se anija u godit derisa po i evakuonte njerëzit nga territori i pushtuar i qytetit të Khersonit.
Prokudin tha se dy nga civilët e plagosur ishin oficerë të zbatimit të ligjit, raporton skynews.
Zona është përmbytur si pasojë e shembjes së digës Kakhovka në fillim të kësaj jave.
Diga dhe hidrocentarli janë hedhur në erë nga forcat pushtuese ruse, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.