Rusët hapin 7 mijë biznese në Serbi që nga fillimi i luftës në Ukrainë
13 shtator 2023
| 14:50
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në Serbi janë hapur gati 7 mijë biznese nga qytetarë rusë. Pra, sipas Qendrës për Studime Evropiane (CEP), 7 mijë kompani ruse janë hapur në Serbi.
Sidoqoftë, raporti i CEP ka theksuar se përkundër këtij numri kaq të madh, nuk dihet nëse të gjitha këto kompani do të kontribuojnë në rritjen ekonomike të Serbisë.
“Gjenerata e re e emigrantëve rusë përbëhet nga të rinj sipërmarrës nga klasa e mesme dhe e lartë e mesme, të punësuar në sektorin e IT dhe që punojnë në distancë”, është thënë në raportin e CEP-it, raporton “Nova”.