Rusët kidnapojnë edhe një kryebashkiak ukrainas

29 mars 2022 | 16:54

Prokurorët në Ukrainë kanë bërë me dije se edhe një kryetar komune është kidnapuar nga rusët.

Kryetari i Komunës Hola Prystan është kidnapuar më 28 mars, ka thënë Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës.

Më herët trupat ruse kishin kidnapuar edhe kryebashkiakë të territoreve të okupuara, shkruan “The Kyiv Independent.

Hola Prystan është komunë e rajonit të Kherson, i cili është nën kontrollin e rusëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra dhe Kosova sot do të përballen mes vete në…