Rusët kundër pushtimit të Ukrainës, mbi 1 milion qytetarë nënshkruajnë peticionin

01 mars 2022 | 14:56

Rusët kanë nisur një peticion kundër luftës në Ukrainë duke mbledhur më shumë se një milion firma, sipas “CNN”-it.

Aktivisti i të drejtave të njeriut Lev Ponomarev ka nisur një peticion, që ka mbledhur mbi 1 milion firma që nga pasditja e të martës. Personat që kanë nënshkruar peticionin përfshijnë akademikë, artistë, gazetarë, muzikantë dhe ekonomistë.

Figura të njohura të mediave ruse, duke përfshirë autorin dhe gazetarin Mikhail Zygar dhe regjisorin e dokumentarëve Yury Dud, i cili ka mbi 5 milionë ndjekës në “Instagram” kanë bërë gjithashtu thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Republikës Çeçene të Rusisë, Ramzan Kadyrov, ka pranuar…