Rusët numërojnë raketat mbi Kherson, ukrainasit numërojnë viktimat

25 nëntor 2022 | 09:06

Në granatimet ruse të Khersonit të enjten, të paktën shtatë persona u vranë dhe 21 të tjerë u plagës, tha Jaroslav Januseviq, një zyrtar i administratës ushtarake të rajonit Kherson.

“Kjo është një tjetër faqe e tmerrshme në historinë e qytetit tonë”, ka shkruar ai në Telegram.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se sulmet ruse në Kherson dhe rrethinat e tij filluan menjëherë pas tërheqjes së forcave ruse nga ai qytet. Sipas tij, granatimet janë “një akt hakmarrjeje nga forcat e mundura ruse”, transmeton Reporteri.net.

Grantaime kishte edhe në qytetin Zaporozhya.

Sulmet me raketa ruse dëmtuan një spital në Zaporozhye gjatë natës, shkroi guvernatori rajonal Oleksandr Starukh në Telegram.

“Armiku sulmoi sërish periferinë e Zaporizhias. Këtë herë raketat goditën afër spitalit. Fatmirësisht nuk u lëndua. Ndërtesa u dëmtua. Dhjetra xhama të thyer”, shkruan ai.

Termocentralet bërthamore të Ukrainës si dhe termocentrali bërthamor Zaporozhye humbën fuqinë e jashtme për herë të parë në histori, tha drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 275-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përse duhet të vdiste Drita nga Regensburgu? 14 herë e…