Rusët pushtojnë edhe një qytet, paralajmërojnë pushkatimin e mjekëve nëse ata tentojnë të ikin

04 mars 2022 | 22:56

Qyteti i Trostyanets u pushtua nga ushtria ruse, kështu bëri të ditur guvernatori i rajonit të Sumyt në Ukrainë, Dmytro Zhyvytskyi në Telegram.

Sipas kreut të administratës shtetërore rajonale, pushtuesit po kontrollojnë një qendër të mjekësisë, ata nuk po i lejojnë mjekët të intervenojnë, vetëm tek fëmijët në raste urgjente.

Mjekët u paralajmëruan se do të pushkatoheshin nëse largoheshin vetë. Ambulancat nga vendbanimet tjera nuk lejohen, raporton The Kyiv Independent.

“Popullsia vendase nuk është në gjendje të blejë ushqime dhe mallra të tjera. Të gjitha dyqanet janë plaçkitur, qyteti kontrollohet vazhdimisht dhe snajperët po punojnë. Gjithashtu nuk ka asnjë mundësi për të hyrë në qytet për të ndihmuar popullatën”, tha Zhyvytskyi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbappe vazhdon të refuzojë PSG-në. Armiku i Real Madridit në…