Rusët reciprocitet me SHBA-të rreth instalimit të raketave të reja
Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha të dielën se Rusia nuk do të instalojë raketa të reja përderisa as Shtetet e Bashkuara nuk e bëjnë të njëjtin veprim në pjesë të ndryshme të Evropës dhe Azisë.
Këto komente erdhën pas tërheqjes së ShBA-së nga një pakt armësh, i cili ishte nënshkruar në periudhën e ekzistimit të Bashkimit Sovjetik.
Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga Traktati për Forca Nukleare me Rreze të Mesme me Rusinë më parë këtë muaj pasi e akuzuan Rusinë se i ka shkelur pikat e marrëveshjes dhe ka instaluar raketa të ndaluara. Në anën tjetër, Moska zyrtare i ka mohuar këto akuza.
Nga i njëjti traktat tashmë është larguar edhe Rusia, por ministri Shoigu tha se vend ii tij nuk planifikon të instalojë raketa të reja tokë-ajër.
“Ne ende i përmbahemi rregullave. Përderisa nuk ka sisteme të tilla në Evropë, nuk do të bëjmë asgjë”, tha ministri i brendshëm për një televizion rus.
Me marrëveshjen e nënshkruar para më shumë se tri dekadash ndalohej përdorimi i raketave tokë-ajër me rreze veprimi prej 500 deri 5500 kilometrash.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se Moska do ta fillojë zhvillimin e raketave bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara e bëjnë të njëjtin veprim, shkruan “Reuters”.