Rusët sërish sulmojnë Odesën, 15 të plagosur
02 maj 2024
| 08:44
Rusia nuk i ka ndalur sulmet me raketa në Ukrainë. Pesëmbëdhjetë persona mbetën të plagosur në Odessa pas sulmeve me raketa balistike.
Rusia synoi portin strategjik më të rëndësishëm ukrainas në Detin e Zi, ndërsa sulmet i ka nisur që në fillim të kësaj jave.
Odessa, një infrastrukturë kyçe për eksportet ukrainase, është shpesh në shënjestër nga sulmet me raketa dhe dron.