Rusët sulmojnë me dronë Kievin, aktivizohet mbrojtja kundërajrore
Kievi ishte shënjestruar në një valë të re të sulmeve me dronë rusë – kanë njoftuar autoritetet e atjeshme.
Sirenet që paralajmërojnë sulmet ajrore u aktivizuar pak minuta pas orës 1 të mëngjesit – ndërsa nuk ishte e qartë se çfarë po ndodhë derisa filloi të bëhet dritë, transmeton Telegrafi.
Mbrojtja kundërajrore rrëzoi dronët rusë – ku u dëgjuan disa shpërthime, e fluturaket pa pilot u panë duke fluturuar në të paktën një qark të këtij qyteti.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitalii Klitschko njoftoi se disa dronë fluturuan në afërsi të kryeqytetit – duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë nëpër strehimore.
Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, pavarësisht se Klitschko tha se rrënojat e njërit prej dronëve janë gjetur në afërsi të një kompleksi banesor në qarkun Obolon të Kievit.
“Të gjithë dronët që kërcënuan Kievin janë neutralizuar, tha Serhii Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit.