Rusët tentuan të më kapin të gjallë mbrëmë, ua prishëm planin

26 shkurt 2022 | 14:56

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka bërë një video-adresim, duke thënë se forcat e vendit të tij kanë ndaluar një plan rus për ta kapur atë brenda natës dhe për të instaluar udhëheqësinë e tyre.

Ai gjithashtu u bëri thirrje rusëve që të bëjnë presion ndaj Presidentit Vladimir Putin për të ndaluar pushtimin, transmeton “Epoka e re”.

“Ne e kemi prishur planin e tyre,” tha Zelensky.

Forcat ukrainase kishin nën kontroll Kievin dhe qytetet kryesore përreth tij, tha ai.

“Ukraina ka fituar të drejtën për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian”, shtoi ai.

Ukraina nuk është aktualisht anëtare e BE-së, por ka përfshirë në kushtetutën e saj aspiratat e saj për t’u bashkuar me bllokun evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka…