Rushiti: Interesim i shtuar për pension nga viktimat e dhunës seksuale
Interesimi për të aplikuar për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, është i madh.
Kështu ka thënë Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për rehabilitimin e viktimave të torturës.
Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Rushiti, ka thënë se të gjitha të dhënat e personave që aplikojnë për këtë status trajtohen në konfidencialitet të plotë.
“Procesi në tërësi mendojmë se po ecën mirë. Realisht, ka interesim të shtuar, po vërehet edhe në organizatën tonë, po edhe në organizatat e tjera. Është shumë interesant që vijnë njerëzit për herë të parë, pyesin marrin informacione, duan që të sigurohen që çdo gjë është konfidenciale që nuk zbulohet identiteti i tyre. Pastaj vijnë pas një periudhe kohore për të përcaktuar kohën apo ju duhet kohë derisa ta marrin vendimin”, ka thënë Rushiti.
Linku i intervistës së plotë:https://www.evropaelire.org/a/rushiti-interesim-pensioni-viktimat-e-dhunes-seksuale/29105826.html