​Rushiti: Nominimi për Çmimin Nobel për Paqe është vlerësim për Kosovën

17 janar 2025 | 14:04

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka deklaruar se nominimi për Çmimin Nobel për Paqe është vlerësim për Kosovën.

Ajo ka thënë se shpreson se ky nominim do të rris zërin ndërkombëtarisht të viktimave të dhunës seksuale.

Marrë parasysh kauzën e kësaj qendre, Rushiti ka thënë se pret që Serbia do të tentojë të pengojë këtë proces.

“Ky çmim, ky nominim ka ardhur në befasi fare. Unë jam takuar me deputetin suedez para dy viteve. Çfarë nënkupton ky nominim për mua personalisht: mendoj që është një vlerësim jo vetëm për ne, por është një vlerësim për Kosovën”, ka thënë ajo.

Teksa ka folur për lobimin, ajo pret nga institucionet vendore të luajnë rolin e vet.

“Është një proces i ri për neve. Po besoj që institucionet duhet ta luajnë rolin e vet. Kam pranuar shumë urime dhe përkrahje nga politikanët”, ka thënë Rushiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është pyetur nga gazetarët sot,…