![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/Aeroplani-Rusi.jpg)
Rusi: Rrëzohet aeroplani me parashutistë, vdesin 16 persona
10 tetor 2021
| 11:44
16 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të avionit L-410.
Aksidenti tragjik ndodhi në Rusi, në regjionin e Tataristanit.
Në bordin e fluturakës ishin 23 persona, 21 parashutistë të një klubi lokal dhe dy anëtar të ekuipazhit, njofton Ministria e Emergjencave shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv.
Po ashtu bëhet e ditur se janë lënduar edhe shtatë personat e tjerë që ishin në aeroplan.
Aksidentet me avion janë të shpeshta në Rusi.
Muajin e kaluar si pasojë errëzimit të Antonov An-26, humbën jetën gjashtë persona.
Po ashtu në muajin korrik, nga rrëzimi i aeroplanit Antonov An-26, në Kamchatka vdiqën 28 persona.