Rusi, zjarr në një qendër tregtare. Të paktën 37 viktima
26 mars 2018
| 07:23
Të paktën 37 persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra në një qendër tregtare të qytetit siberian, Kemerovo, orët e vona të së dielës.
Rreth 70 persona rezultojnë të zhdukur, 40 prej të cilëve dyshohet të jenë fëmijë. Ndërsa të plagosurit janë rreth 43.
Agjencitë e lajmeve njoftuan gjithashtu se mbi 100 persona ishin evakuuar nga qendra tregtare, aty ku gjenden kinema, restorante e dyqane të shumta.
Ende nuk dihet asgjë mbi shkaqet e zjarrit.
Pamjet televizive treguan disa njerëz që hidheshin nga dritaret e qendrës tregtare, e cila ishte pushtuar nga tymi.