Rusi/ Zjarr në spitalin ku kuroheshin pacientët me Covid-19
10 maj 2020
| 12:12
Një person vdiq si pasojë e zjarrit që ra në një spital në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, ku kurohen pacientët me koronavirusin e tipit të ri (Covid-19).
Sipas agjencisë ruse të lajmeve “TASS” në lajmin e bazuar tek zyrtarët e Ministrisë së Situatave të Emergjencës, një zjarr shpërtheu në katin e parë të spitalit “Nr 50” me 6 kate në Moskë, ku kurohen pacientët me Covid-19.
Për pasojë një person humbi jetën.
Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin raportoi se të gjithë pacientët dhe punonjësit u evakuuan.
Sipas përcaktimeve të para, zjarri ishte shkaktuar nga një defekt në pajisjen mjekësore.