Rusia akuzon ShBA-në se po pengon bisedimet me Ukrainën
23 mars 2022
| 12:29
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të mërkurën ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) se duan të pengojnë bisedimet e Moskës me Ukrainën që synojnë t’i japin fund konfliktit pothuajse njëmujor.
“Bisedimet janë të vështira. Pala ukrainase ndryshon vazhdimisht pozicionin e saj. Është e vështirë të shmanget përshtypja se kolegët tanë amerikanë kanë ndikimin e tyre”, u ka thënë Lavrovi, studentëve në Moskë, duke pretenduar se ShBA-ja “me sa duket dëshiron të na mbajë në një gjendje ushtarake sa më gjatë”.