Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin e rajonit të Belgorodit

14 shtator 2023 | 16:02

“Ushtria ukrainase ka bombarduar rajonin rus të Belgorodit gati 100 herë gjatë 24 orëve të fundit”.

Kështu u shpreh të enjten guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov, shkruan CNN.

Forcat ukrainase qëlluan me predha artilerie si dhe municione nga dronë në disa fshatra në rajon, tha Gladkov në një postim në Telegram, duke shtuar se nuk u raportuan viktima apo dëme të mëdha.

Rajoni i Belgorodit shtrihet në kufirin Rusi-Ukrainë. Kjo nuk është hera e parë që Rusia akuzon Ukrainën për një sulm në rajon. Udhëheqësit rajonalë kanë raportuar sulme në rajonin kufitar në fillim të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sinjale pozitive për Armando Brojën te skuadra e Chelseat. Sulmuesi…