
Rusia arreston disa vëzhgues të OSBE-së në Ukrainë
Disa vëzhgues ushtarakë ndërkombëtarë nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Ukrainë.
“OSBE është jashtëzakonisht e shqetësuar që një numri anëtarësh të misionit kombëtar SMM [Misioni Special i Monitorimit] u është privuar liria në Donetsk dhe Luhansk,” thuhet në njoftimin e organizatës me bazë në Vjenë.
Organizata shtoi gjithashtu në njoftimin e saj se “po përdor të gjitha kanalet e disponueshme për të lehtësuar lirimin e stafit të saj”, por nuk dha më shumë detaje.
Nga ana tjetër, në një deklaratë të lëshuar të premten, misioni i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE dënoi “raportimet alarmante” se “forcat ruse kanë marrë robër anëtarët e stafit të SMM”. Organizata thotë se vëzhguesit e saj atje kanë një mision civil të paarmatosur për të “vëzhguar dhe raportuar në mënyrë të paanshme dhe objektive mbi situatën”.
Kujtojmë se OSBE-ja vendosi misionin e saj në Ukrainën lindore në vitin 2014, por mandati i saj skadoi më 31 mars të këtij viti pasi Rusia e akuzoi atë për njëanshmëri dhe bllokoi zgjatjen e tij.