Rusia arreston një shtetas francez me dyshimin për mbledhjen e informacionit ushtarak
06 qershor 2024
| 22:57
Rusia ka arrestuar një shtetas francez me dyshimin për mbledhjen e informacionit mbi aktivitetin ushtarak rus.
Komiteti Hetues i Rusisë ka bërë të ditur se ai kishte vizituar vendin në mënyrë të përsëritur gjatë disa viteve, shkruan Sky News.
Tutje, ky komitet ka njoftuar se i dyshuar ka zhvilluar takime me qytetarë rusë, duke mos zbuluar akoma emrin e tij.