Rusia bombardon ndërtesën e Kryqit të Kuq në Ukrainë
30 mars 2022
| 15:50
Forcat ruse kanë sulmuar ndërtesën e Kryqit të Kuq në qytetin e rrethuar dhe të shkatërruar të Mariupolit, ka njoftuar të mërkurën Kievi zyrtar.
“Në Mariupol, pushtuesit kanë goditur ndërtesën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, ka thënë avokatja e Popullit të Ukrainës, Lyudmyla Denisova.
Në deklaratën e postuar në rrjetet sociale, ajo ka bërë me dije se ndërtesa është goditur nga sulme ajrore dhe artileri.
Qyteti-port i Mariupolit është i rrethuar nga forcat ruse dhe afër 160 mijë civilë vlerësohet se kanë mbetur të bllokuar, pa pasur qasje në ujë të pijshëm, ushqim dhe furnizime të tjera elementare.