Rusia bombardon shtëpinë e të moshuarve, të paktën 56 të vrarë në qytetin lindor të Ukrainës
20 mars 2022
| 13:44
Të paktën 56 persona kanë humbur jetën pasi trupat ruse hapën zjarr në një shtëpi të moshuarish në qytetin lindor të Kreminës.
Qeveria ukrainase ka thënë se pushtuesit kanë qëlluar në ndërtesën në rajonin e Luhansk-ut “nga një tank, në mënyrë cinike dhe të qëllimshme”.
Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale ka njoftuar se 15 persona kanë mbijetuar, por “janë rrëmbyer nga pushtuesit dhe janë dërguar në territorin e pushtuar në Svatove (rajoni i Luhanskut).
“Sky News” ka raportuar se nuk ka mundur t’i verifikojë deklaratat në mënyrë të pavarur.