Rusia dërgon 169 sportistë në Olimpiadë, por jo më të mirët
26 janar 2018
| 22:20
Rusia pritet të dërgojë 169 sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen në Pyeonchang, por jo edhe sportistët më të mirë.
Nënkryetari i Komitetit Olimpik Rus, bëri të ditur se në këtë listë mungojnë sportistë të njohur si Viktor Ahn, Anton Sgipulin, Kesina Stolbova, Fedor Klimov.
Arsyeja e mospërfshirjes në listën për Lojërat Dimërore ka të bëjë me dyshim për doping të sportistëve rusë, transmeton KTV.
Drejtuesit e Komitetit Olimpik Rus, kanë bërë të ditur se janë duke planifikuar të organizojnë një konkurs alternativ për të zëvendësuar sportistë të cilët mund të mungojnë në Lojërat Olimpike Dimërore.